Van Gaal: Pse po më pyesni mua?

Sporti

Van Gaal: Pse po më pyesni mua?

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 16:36

Louis van Gaal në konferencë për media para ndeshjes të së shtunës ndaj Sunderlandit, ka thënë se nuk e di nëse do të jetë trajner i Manchester Unitedit edhe për edicionin e ardhshëm.

Holandezi ka shtuar se e ardhmja e tij është në duar të drejtuesve të klubit, edhe pse ka kontrate deri në vitin 2017.

Unitedi pas 25 xhirove renditet në pozitën e pestë më 41 pikë, gjashtë pikë larg pozitës së katërt, pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve, dhe që është synimi kryesor i skuadrës për këtë edicion.

“Nuk është një pyetje për mua, është një pyetje për drejtuesit e klubit. Ju duhet të pyesni ata. Unë jam kontratë edhe për tre vite, dhe ju e dini këtë”, deklaroi van Gaal duke iu përgjigjur gazetarëve për të ardhmen e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat