Johnson e pranon se ka kryer marrëdhënie me të mitur

Sporti

Johnson e pranon se ka kryer marrëdhënie me të mitur

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 16:24

Mesfushori i Sunderland-it Adam Johnson është shpallur fajtor nën akuzat për aktivitet seksual me një të mitur.
Në Gjykatën e Bradford-it 28 vjeçari pranoi akuzat se kishte kryer aktivitete seksuale me të miturën por ka mohuar dy akuzat e tjera se ka kryer marrëdhënie me një vajzë nën moshën 16 vjeç.
Ai u arrestua gjatë vitit të kaluar pasi u akuzua nga një vajzë emitur. Seanca e parë do të zhvillohet gjatë ditës së premte.
Johson ka lindur në Sunderland. Karrierën e nisi te Middlesbrogh dhe më pas u transferua në vitin 2012 te Manchester City për 10 milionë funte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat