Veseli: Fitorja na duhet patjetër kundër Kozuv-it

Sporti

Veseli: Fitorja na duhet patjetër kundër Kozuv-it

Nga: Kemajl Goca Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 19:36

Peja pas dy humbjeve rresht, njërën në Ligën Ballkanike me rezultat 85:79 nga Levski, dhe tjetrën në Kampionatin e Kosovës 90:72 nga Sigal Prishtina, synon që t’i rikthehet fitoreve. Pejanët janë të përgatitur për takimin e nesërm (19.30), kundër ekipit maqedonas, Kozuv-it nga Gjevgjelia, në kuadër të xhiros së dytë të grupit D të rrethit të dytë të Sigal Uniqa Liga Ballkanike në basketboll. Ekipi pejan është vendas dhe pret mbështetjen e madhe të tifozëve ‘Shqiponja’. Basketbollisti i Pejës, Alban Veseli, mendon se është një takim i vështirë, por shpreson se do të dalin ngadhënjimtar. Verdhezinjtë kanë hedhur pas shpine humbjen nga Levski dhe sot të gjitha forcat i kanë vetëm për fitore.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat