Kosova në turneun e Turqisë

Sporti

Kosova në turneun e Turqisë

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 18:02

Skuadra “Kosova” e Prishtinës –femrat, është klubi i vetëm deri me tash në histori që për herë të parë nga Kosova po merrë pjesë në një turne në Turqi, përkatësisht në qytetin turistik Antalya. Ekspsdedita e KF”Kosova”(Femrat) ka mberritur sot në në Antalya dhe është akomoduar në hotelin “Miracle”, i cili posedon kushte të jashtëzkonshme për akomodimin e sportistëve duke marrë për bazë jo vetëm kushtet e vendosjes por edhe infrastrukturën e mirë sportive.

Me ekspeditën e skuadrës ka udhëtiat kryetari klubit njëherësh nënkryetari i FFK-së Agim Ademi, anëtarja e KE të FFK-së dhe përgjegjësja për futbollin e femrave znj. Vjollcë Krasniqi dhe ekipi i vajzave i prirë nga kryetrajneri Ilir Sopi, i cili është edhe trajner i Kombëtares së Shqipërisë, pastaj futbollistët:Vijona Rexhepi, Ilfete Kryeziu, Sadete Selimi, Erisona Maliqi, Arata Jetullahu, Verona Berisha, Mejreme Bunjkau, Getuarba Haklaj, Xheneta Kastrati, Makfire Prestreshi, Qëndresa Selimi, Albina Rrahmani, Fitore Govori, Feride Kastrati, Xhemlie Berisha, Shqipe Podovorica, Suada Jashari dhe Lavdije Begolli.

Në këtë turne, futbollistet e Kosovës së prishtinës do të takohen me skduadrën që aktualisht zë pozitën e dytë dhe gjasë që të bëhet kampion në Superligën e femrave të Turqisë “Antalya spor”, prishtinaset do të ballfaqohen edhe me klubin nga Zvicra ”Niederamt” si dhe “BSF Dam” nga Danimarka.

Përveç pjesëmarrëjes në këtë turne, kjo vizitë në Antalya ka vlerë të shumëfishtë, pasi që pas bisedave që më parë ka zhvilluar kryetari i klubit z. Agim Ademi me drejtues të klubit “Antalya sport” dhe komunës Murat Pasha, pritet të nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit dhe binjakëzimi i të dyja skuadrave.
Po sot skuadra mbajti edhe seancën e parë stërvitore, para ndeshjes së nesërme kundër “Antalya Spor”, e cila do të zhvillohet në orën 14.00. Brenda skuadrës po mbretëron një atfmosferë jashtëzakonisht e mirë. Ndërkaq, që kryetrajne ri Ilir Sopi, theksoi se kjo është një test i mirë dhe do të përpiqemi që me lojë, disiplinë e po ashtu edhe me rezultat të lëmë mbresa sa më të mirë. Vërehet tek futbollistët një entuziazëm dhe dëshirë e vullnet për paraqitje dinjtoze.
Drejtuesit e KFF”Kosova” të Prishtinës kanë një falënderim të veçantë për z. Kenan Kurtesh, i cili ka bërë të mundur pjesëmarrjen e kësaj skuadre në këtë turne.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat