Shpenzime marramendëse gjatë verës nga Reali dhe PSG

Sporti

Shpenzime marramendëse gjatë verës nga Reali dhe PSG

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 00:41

Real Madridi dhe Paris Saint Germaini pritet të jenë klubet që do të shpenzojnë më së shumti gjatë verës.
Los Blancos do të hidhen në sulm për yllin polak të Bayernit, Robert Lewandowski, ku sipas Sky Sport, ata kanë barë gati një ofertë prej 80 milionë euro.

Ndërsa PSG pritet të bëjë ofertë për anësorin belg të Chelseat, Eden Hazer, ku oferta pritet të jetë rreth 100 milionë euro.

Të dy klubet që tani kanë filluar të punojnë rreth këtyre transferimeve, pasi nuk duan që ato të dështojnë gjatë verës.

Por, të dyja këto nuk do ta kenë aspak lehtë, pasi edhe klube tjera evropiane mund të shfaqin interes, vetëm sa për të shtuar konkurrencën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat