Prishtina favoritë ndaj Levskit! Bashkimi e ka vështirë në Tivar!

Sporti

Prishtina favoritë ndaj Levskit! Bashkimi e ka vështirë në Tivar!

Nga: Kemajl Goca Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 19:19

Sigal Prishtina është në formë të mirë në pjesën e dytë të kampionatit dhe ilustruesi më i mirë janë edhe fitoret e fundit qoftë në Sigal Uniqa Liga Ballkanike qoftë në Kampionatin e Kosovës në basketboll. Kampioni në fuqi i Ligës Ballkanike dhe i Kosovës ka arritur dy fitore të rëndësishme në javën që e lamë pas, me 3 shkurt në Gjevgjeli me 87:75 ndaj Kozuv-it dhe me 7 shkurt e mposhti me 90:72 Pejën. Prishtina është favoritë kundër ekipit nga Bullgaria, Levski 2014, kjo është e vlefshme e xhiros së dytë të grupit D të rrethit të dytë të Ligës Ballkanike. Ballafaqimi do të zhvillohet nesër në orën 19.30 në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, e cila pritet të mbledhë sa më shumë shikues. Trajneri i Prishtinës, Antonis Constantinides, shpreson në paraqitje të mirë dhe në një fitore të radhës.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat