A ka qetësi te Interi?

Sporti

A ka qetësi te Interi?

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 15:38

Interi nuk është në rrugën bash të mirë të rezultateve. Barazimi 3:3 si mysafir të dielën që lamë pas me Veronën ishte mjaft zhgënjyes për shikuesit e kësaj skuadre. Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, thotë se klubi është i qetë, pasi ndodhet në afërsi të zonës së Champions League. “Nuk kemi asgjë për të sqaruar, jemi shumë të qetë. Duam t’i fitojmë ndeshjet dhe jo t’i barazojmë, mendojmë vetëm për fushën. Jemi vetëm një pikë larg vendit që çon në fazën kualifikuese të Champions League”, ka thënë Ausilio. Pas 24 jave në Serie A, Interi është në vend të katërt me 45 pikë të mbledhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat