Galliani: Është turp barazimi me Udinesen

Sporti

Galliani: Është turp barazimi me Udinesen

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 15:38

Milani pas serisë së mirë si vendas gabojë, duke barazuar me rezultat 1:1 me Udinesen, në takimin e Serie A. Milani pritej se do të arkëtojë tri pikë, por Udinese ishte ajo që ia prishi planet. Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, është i bindur se rossonerët mund të kualifikohen në Champions League. “Milani mund të kualifikohet në Champions League. Është turp barazimi (të dielën) ndaj Udineses, ku nuk bëmë një pjesë të parë të mirë, por pas pushimit gjithçka ndryshoi dhe ne kemi mundur të fitojmë. Skuadrat para nesh nuk duken të forta dhe kjo na lejon që të mbesim në garë për Champions”, tha Galliani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat