Agjenti i Lewandowskit tregon skuadrën me të cilën është në bisedime

Sporti

Agjenti i Lewandowskit tregon skuadrën me të cilën është në bisedime

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 11:22

Agjenti i Robert Lewandowskit, Cezary Kucharski ka treguar se me cilën skuadër është duke biseduar ai. Kucharski ka demantuar të gjitha mediat për spekulimet se Lewa është në bisedime me Real Madridin, Manchester Cityn apo PSG-në.

"Jemi në bisedime me vetëm një skuadër, Bayern Munchenin. Bisedimet janë duke u bërë për renovimin e kontratës. Janë spekulime të kota mediatike shkrimet se ne jemi në bisedime me Realin, Cityn apo PSG-në" ka thënë Cezary Kucharski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat