Mavraj titullar, Koln kthehet i pamposhtur

Sporti

Mavraj titullar, Koln kthehet i pamposhtur

Nga: Kemajl Goca Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 10:10

Mbrojtësi nga Kosova, Mërgim Mavraj, u paraqit titullar për ekipin e Koln-it dhe ia dolën që të kthehen me një pikë. Koln barazoi me rezultat 1:1 me Hambuerger SV, në takimin e javës së 20-të të Bundesliga I në futboll. Anëtari i kombëtares së Shqipërisë dëshmoi lojë stabile dhe ndihmojë bashkëlojtarë që të importojnë një pikë të madhe në luftën për pjesën e lartë të klasifikimit. Në minutën e 41-të, Zoller kaloi në avantazh Koln-in, mirëpo fitoren skuadrës së Mavrajt ia mohoi Muller në minutën e 47-t. Koln mban vendin e nëntë me 26 pikë, ka tri më shumë se Hamburger SV që pozicionohet i 13-ti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat