Alushi ballëlart, Ademi kokulur

Sporti

Alushi ballëlart, Ademi kokulur

Nga: Kemajl Goca Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 17:27

St. Pauli merr tri pikë të rëndësishme në terren të Greuther Furth-it. Anëtari i kombëtares së Kosovës, Enis Alushi, luajti titullar deri në minutën e 67-të në fitoren e St. Paulit, me rezultat 2:0 kundër Greuther Furth-it. Për St. Paulin janë tri pikë të mëdha në luftë për dy vendet e para, ku aktualisht janë në vend të katërt me 33 pikë pas 20 jave në Bundesliga II. RB Leipzig e mposhti me rezultat 2:0 Braunschweig-un. Sulmuesi shqiptar, Orhan Ademi, u paraqit nga minuta e 46-të, por me Braunschweig nuk patën forcë të bëjnë më tepër ndaj vendasve. Braunschweig mban vendin e gjashtë me 29 pikë, kurse Leipzig kryeson me 44 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat