Fiton Atletico Madrid barazon pikët me Barcelonën

Sporti

Fiton Atletico Madrid barazon pikët me Barcelonën

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 18:13

Ateltico Madrid ka arritur me sukses këtë sfide, duke mposhtur Eibarin me rezultat 3 me 1 në stadiumin e tyre. Edhe pse gola në pjesën e parë nuk pati, në të dytën pamë gjithsej katër.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët me anë të Kekos në minutën e 46’. Pas vetëm dhjetë minutave Gimenez barazoi rezultatin, kurse për 2 me 1, realizoi Niguez. Golin përfundimtar e shënoi sulmuesi spanjoll Fernando Torres në minutat e fundit të takimit.

Kështu me këtë fitore Atl Madrid, ka grumbulluar 51 pikë aq sa ka Barcelona, e cila ka dy ndeshje më pak të zhvilluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat