Leicesteri edhe 13 ndeshje larg titullit!

Sporti

Leicesteri edhe 13 ndeshje larg titullit!

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 17:15

Fitorja kundër Manchester Cityt në “EtihadStadium”, e ka bërë Leicesterin kandidatin kryesor për titullin e Premierligës në këtë sezon.

Ekipa e italianit Claudio Ranierit, tani janë plus gjashtë pikë vendit të dytë që është Manchester City, i cili deri në ndeshjen e Tottenhamit kundër Watford, do të qendrojë në vendin e dytë, pasi nëse fiton do t’i zë vendin skuadrës së Pellegrinit.

Megjithatë, pavarësisht epërsisë së vet, skuadra e Leicesterit të cilët po kërkojnë titullin e parë të Premierligës, do të kenë edhe 13 takime të rëndësishme. E sidomos udhëtimi në “Emirates” për t’u përballur me Arsenalin do të jetë një sfidë e madhe për ta, por kjo nuk është ndeshja e vetme e vështirë e Leicesterit si mysafirë, ata do të udhëtojnë edhe në “Old Trafford”, ku i pret një ndeshje mjaftë e zjarret.

Ndeshja e fundit do të jetë në “Stamford Bridge” kundër Chelseat, që është në formë jo të mirë në këtë sezon.

Në shtëpi skuadra e Ranierit ka për të luajtur disa ndeshje mjaftë interesante, ku pret Southamptonin, West Hamin, Evertonin, dhe ekipet që po luftojnë për mbijetesë, Newcastle, Sunderland dhe Norwich.

Kështu Leicesterin, e pret një sfidë mjaftë interesante deri në fund të sezonit, andaj ata duhet patjetër ta mbajnë këtë formë, nëse dëshirojnë që titulli të festohet në Leicester.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat