Guardiola i ndryshoi fjalët, diçka tjetër tha sot, diçka tjetër në tetor të vitit të kaluar

Sporti

Guardiola i ndryshoi fjalët, diçka tjetër tha sot, diçka tjetër në tetor të vitit të kaluar

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 21:43

Pep Guardiola sot ka mbajtur konferencën e parë për media që nga koha që u zyrtarizua se nga edicioni i ardhshëm do të jetë trajner i Manchester City.

Spanjolli u pyet nëse do të paraqiste konflikt interesi zyrtarizimi i skuadrës së re, derisa po drejton Bayern Munich.
“Jam si një grua, mund të bëjë disa gjëra në të njëjtën kohë”, u përgjigj Guardiola.

Por në tetor të vitit të kaluar, gjatë një konference në prag të ndeshjes me Koln, Guardiola u pyet nëse po mendon për ndeshjen e Kupës së Gjermanisë, që do të zhvillohej tre ditë më vonë.

“Jo, vetëm gratë mund të bëjnë dy gjëra në të njëjtën kohë, unë jo” deklaroi Guardiola, duke iu përgjigjur gazetarëve se nuk po mendonte për ndeshjen e Kupës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat