Hiddinik i del në ndihmë Van Gaalit, ia jep disa këshilla

Sporti

Hiddinik i del në ndihmë Van Gaalit, ia jep disa këshilla

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 18:07

Trajneri i Chelsea, Guus Hiddinik, në konferencën për shtyp në prag të derbit me Unitedin, ka folur për kolegun e tij, Louis van Gaal, i cili drejton skuadrën nga “Old Trafford”.

Tifozët e Unitedit së fundi kanë shfaqur frustrime të mëdha në drejtim të Van Gaalit, për mos sukseset e skuadrës.

Por Hiddinik që ka marrë drejtimin e Chelsea pas shkarkimit të Jose Mourinho, i ka dhënë disa këshilla Van Gaalit, duke i kërkuar që të pranojë presionin.

“Ai duhet të arrij rezultate, kjo është normale, ne kemi për të arritur rezultate të mira këtu”, deklaroi Hiddnik.
“Ka presion. Ata kishin dhe akoma e kanë një ambicie të madhe. Ata duhet të pajtohen me këtë”.

“Presion ka për të gjithë. Por nëse keni mundësinë për të arritur vendin e parë, presioni do të jetë edhe më i madh”, ka përfunduar Hiddnik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat