Ronaldinho befason me një deklaratë për Messin

Sporti

Ronaldinho befason me një deklaratë për Messin

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 10:24

Legjenda braziliane Ronaldinho, ka bërë shaka kur është pyetur nëse Lionel Messi është futbollisti më i mirë në botë. Ai ka thënë se po, por vetëm pas atij.

"Messi më i miri i të gjitha kohërave? Pas meje, po", tha Ronaldinho duke qeshur për "Cadena Ser".

"Është koha e Messit, Neymarit dhe Suarezit, por në kohën time do të kishte alternativa. Po bëjë shaka, pasi kam luajtur me Eto’o, Giuly, Larson dhe nëse nuk flas unë për ta, atëherë kush. Messi, Neymar dhe Suarez janë më të mirët", shprehet Ronaldinho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat