Mancini: Kurrë nuk do të kishim humbur 11 me 11

Sporti

Mancini: Kurrë nuk do të kishim humbur 11 me 11

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 11:27

Interi humb pozitën e parë me disfatën me rezultat 2:1 nga Napoli. Trajneri i Interit, Roberto Mancini, ankohet se kartoni i kuq (pas dy të verdhëve) ka qenë i padrejtë në minutën e 44-të për Yuto Nagatomon. Mancini këmbëngul se futbollisti napolitan ka simuluar. “Personalisht unë jam i lumtur sepse ne kemi qenë gjithmonë duke luajtur mirë, madje edhe në pjesën e parë. Yuto u dërgua jashtë për një faull të vogël. Ne kurrë nuk do të kishim humbur 11 me 11 dhe ne mund edhe të kishim fituar, sepse ne kemi luajtur shkëlqyeshëm. Fatkeqësisht, ky është futbolli për disa. Callejon simuloi. Nuk duhej ta kishte bërë”, ka thënë Mancini. Napoli merr kryesimin me 31 pikë, Interi zhvendoset i dyti (30).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat