Fiorentina, vetëm 1 pikë me Sassuolon

Sporti

Fiorentina, vetëm 1 pikë me Sassuolon

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 07:25

Zhgënjen për të dytën ndeshje radhazi Fiorentina e Paulo Souzës. Skuadra vjollcë barazoi 1-1 në transfertë me Sassuolon, duke humbur një pozicion në klasifikimin e përgjithshëm të Serisë A. Pa u mbushur 5 minuta lojë Borja Valero zhbllokoi sfidën duke përfituar nga një top i mbetur në zonë në zhvillimet e një goditjeje këndi.

Pas shumë tentativave të dështura barazimi i Sassuolos erdhi në minutën e 42-të. Vrsaljko asistoi me një krosim perfekt Floccarin, i cili mes tre mbrojtësve e dërgoi me kokë topin në rrjetë, me portierin Tatarusanu që nuk mund të bënte asgjë për të shmangur golin e barazimit.

Në pjesën e dytë Fiorentina pati disa mundësi për të shënuar golin e fitores, por futbollistëve vjollcë u mungoi qartësia në finalizimin e aksioneve. Përfundimisht 1-1 në Mapei Stadium, një impiant ku në këtë sezon kanë dështuar të marrin pikë emra të tillë si Lazio, Napoli apo Juventusi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat