Prishtina e pafat në garat evropiane

Sporti

Prishtina e pafat në garat evropiane

Nga: Kemajl Goca Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 17:31

Ekipi i Prishtinës ishte i pafat në garat evropiane në hendboll, e cila u eliminua nga Çeliku i Zenicës. Prishtina ndeshjen e kthimit e humb me rezultat 23:21 dhe ia përmbys fitoren e sfidës së parë me 29:28, duke u eliminuar me rezultat të përgjithshëm 51:50 nga rrethi i tretë i Challenge Cup. Të dyja takimet janë zhvilluar në Zenicë të Bosnjës dhe djelmoshat e Prishtinës bënë lojë të madhe, por fati sportiv nuk ishte në anën e tyre. Bardhekaltrit janë eliminuar, por gjithsesi duhet të janë ballëlartë me angazhimin dhe lojën që treguan në Zenicë. Florim Hoxha me shtatë gola ka qenë më efikasi te Prishtina, kurse Edim Bajramoviç e Edin Bagagiç me nga 6 gola te Çeliku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat