Javë e keqe për shqiptarët në Bundesliga II

Sporti

Javë e keqe për shqiptarët në Bundesliga II

Nga: K.Goca Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 15:57

Dy futbollistët e kombëtares së Kosovës, Fanol Perdedaj e Besar Halimi dhe ai i Shqipërisë, Edmond Kapllani, ishin të pafat me ekipin e FSV Frankfurtin, e cila u mposht me rezultat 2:1 nga Fortuna e Dyseldorfit, në takimin e javës së 18-të të Bundesliga II. Perdedaj e Halimi ishin standardë, ndërsa Kapllani luajti nga minuta e 83-të, me gjithë orvatjet ka qenë e pamundshme që të barazojnë rezultatin ndaj Fortunës. FSV Frankfurt pozicionohet i 12-ti me 19 pikë.

Anëtari i kombëtares së Kosovës, Enis Alushi, u paraqit plotë 78 minuta për St. Paulin, e cila pësoi debakël si vendas me rezultat 4:0 nga Nurnbergu. Nga ekipi i St. Paulit është pritur më tepër, bile edhe fitore, duke e pasur parasysh edhe vendin e tretë që mban me 26 pikë, por u befasuan nga mysafirët. Ndërkaq, Duisburg befasoi me lojë të mirë dhe e deklasoi me rezultat 3:0 Sandhausenin. Mbrojtësi Leart Paçarada, ndryshe anëtar i kombëtares së Kosovës, me Sandhausenin patën një ditë të keqe, ngase në udhëtim pësuan humbje të rëndë. Paçarada luajti deri në minutën e 78-të dhe me shokë të dëshpëruar lëshuan fushën. Samdhausen renditet më vend të pestë me 25 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat