Fury: Klitschko e dinte se do të humbte

Sporti

Fury: Klitschko e dinte se do të humbte

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 09:20

Kampioni i ri i botës në kategarinë e rëndë në boks, Tyson Fury, ka thënë se ai e dinte gjatë gjithë kohës se do ta fitonte meçin ndaj Klitschkos.

Sipas Furyt edhe boksieri ukrainas dhe i gjithë stafi i tij e dinin se ai do ta humbiste këtë meç.
“Gjatë gjithë kohës e dija që do ta fitoja luftën. Wladimir e dinte dhe i gjithë ekipi i tij gjithashtu”, tha kampioni i ri i botës.

“E pashë në sytë e tij që ai e dinte se do ta humbte luftën dhe ai e pa kampionin e ri te të uritur në mua”, theksoi Fury.

“Nuk i hoqa sytë e mi nga ai gjatë shikimeve. Nuk u dridha nga turma sepse e dija që do të jem kampioni i ri i botës në kategorinë e rëndë”, deklaroi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat