Florijana Ismaili e Zvicra demoluan Irlandën e Veriut

Sporti

Florijana Ismaili e Zvicra demoluan Irlandën e Veriut

Nga: Kemajl Goca Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 23:00

Futbollistja shqiptare, Florijana Ismaili, me kombëtaren e Zvicrës bën lojë të shkëlqyeshme dhe triumfuan me rezultat 8:1 në përballje me Irlandën e Veriut, në takimin e zhvilluar në stadiumin "Mournevieë Park - Lurgan". Kjo ndeshje ka qenë e grupit 6 e fazës eliminatore për Kampionatin Europian.

Futbollistja shqiptare luajti standarde, dha maksimumin dhe realizoi gol në minutën e 36-të për fitoren e tretë rresht të Zvicrës. Golat tjerë për Zvicrën i shënuan: Humm (14' e 35'), Kiwic (28'), Moser (33'), Abbe (59'), Deplazes (74') e Dickenmann (85') dhe për vendaset: Furness (37'). Zvicra ka pikë maksimale në grup, pra nga tri ndeshje nëntë pikë, e ndjekur nga Italia me 6 pikë, Republika e Çekisë (3), Irlanda Veriore (3) e Gjeorgjia (0).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat