Shqipëri-Francë, stadiumi i blinduar!

Sporti

Shqipëri-Francë, stadiumi i blinduar!

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 15:19

Sonte, në orën 21.00, në stadiumin “Qemal Stafa”, i cili do të jetë i blinduar nga policia, nisur nga frika për akte terroriste, do të luhet ndeshja mes kombëtareve të futbollit femrave të Shqipërisë dhe Francës. Edhe pse vajzat kuqezi do të sfidojnë në një ndeshje zyrtare kualifikuese homologet franceze, të dy trajnerët kanë dalë në konferencë të përbashkët shtypi. Njëlloj solidariteti mes dy popujve kundër terrorizmit, nga i cili Franca u godit keqas së fundi. Altin Rraklli dhe Philippe Bergeroo, megjithatë, paralajmëruan luftë të fortë sportive në fushën e blertë, në kërkim të pikëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat