Mendon ta mbyll me fitore

Sporti

Mendon ta mbyll me fitore

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 12:20

Të dielën bie perdja e edicionit të sivjetshëm në Formula 1. Çdo gjë është e qartë se kush është kampion bote, e kush i dyti, por synimi i pilotëve është që me fitore ta përmbyllin edicionin. Piloti gjerman i Mercedesit, Nico Rosberg, mendon se mund ta mbyllë me fitore këtë vit. Ai është optimist se do të fitojë për Çmimin e Madh të Abu Dhabit. “Dua të vijoj këtë seri fitoresh. Vjet, në Abu Dhabi kalova ndoshta momentin më të keq të karrierës time. Humba Botërorin për shkak të një problemi teknik dhe nuk e mbylla garën. Ndaj, këtë vit kërkoj një revansh për atë dështim. Nuk dua t’i prish festën Hamilton, ai e ka fituar prej kohësh titullin. Kjo është një garë, ku të dy synojmë fitoren. Unë dua ta mbyll mbarë këtë sezon, duke falënderuar edhe ata qindra njerëz që punojnë për këtë makinë. Ndaj Lewis dhe Ferrarit nuk do të jetë e lehtë, por unë dua t’u dhuroj një fitore tifozëve të mi”, tha Rosberg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat