Morina: Astana nuk na fali asnjë gabim

Sporti

Morina: Astana nuk na fali asnjë gabim

Nga: Kemajl Goca Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 19:26

Ekipi i Energia Rovinarit nga Rumania e ka siguruar vendin e parë në grupin K dhe kualifikimin në rrethin tjetër të FIBA Europe Cup, por janë edhe tri skuadra tjera që synojnë vizën për më tutje. AEK Larnaca, Sigal Prishtina dhe Astana kanë nga shtatë pikë të tubuara dhe njëra nga to shpresojnë se do të zënë vendin e dytë dhe të kualifikohen në rrethin tjetër. Sigal Prishtina ka qenë shumë afër qëllimit, sikur të fitonte në Astana, më pas do t’i kishte gjërat paksa më të lehta në përballjen e fundit me AEK Larnaca-n e Qipros, e cila sfidë do të zhvillohet me 1 dhjetor në Qendrën e Rinisë dhe e Sportit në Prishtinë.

Kampioni i Kosovës dhe i Ligës Ballkanike pësoi humbje nga Astana me rezultat 82:78. Fati i Prishtinës do të varet edhe nga takimi Astana-Energia Rovinari, sepse në rast se fiton Astana atëherë për prishtinasit fitorja do të ishte e pa vlerë, ngase rezultatin e ndërsjellë me ekipin nga Kazakistani e ka negativ. Gëzim Morina, basketbollist i Sigal Prishtinës, tha se duhet të përgatiten për sfidën e ardhshme, pra me AEK-un. “Nëse skuadra e Astanës shënon fitore, atëherë ata do të kualifikohen, pasi që në ndeshjet direkte janë më të mirë se ne. Ata shënuan...
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat