Hajvalia e ’89-shi kërkojnë pikë

Sporti

Hajvalia e ’89-shi kërkojnë pikë

Nga: Kemajl Goca Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 18:23

Trepça ’89 nga Mitrovica ka plotë nëntë javë pa shënuar fitore ose ka katër humbje rresht, e cila synon që ta thyejë këtë seri të zezë të rezultateve në Kizhnicë në ballafaqim me Hajvalinë. Hajvalia-Trepça ’89 është ndeshje e mbetur e javës së 16-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës, e cila ishte e paraparë të zhvillohet të dielën që e lamë pas, por u shty për shkak se fusha në Kizhnicë ishte e mbuluar nga uji për shkak të reshjeve të mëdha të shiut. Dy ekipe që synojnë titullin e kampionit, ballafaqohen nesër mes vete në orën 13.00 dhe shpresojnë të dalin me pikë të plota nga kjo sfidë, e cila është edhe si derbi. Hajvalia ka gjashtë javë që nuk njeh humbje, ka një seri të mirë të rezultateve dhe si rrjedhojë e kësaj janë ngjitur në vend të pestë me 24 pikë të mbledhura.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat