Shqiponja me sfida të mëdha

Sporti

Shqiponja me sfida të mëdha

Nga: Shkruan: Besmir Haxhikadria Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 18:20

Debate
Short i pamëshirshëm për Shqiponjën e Gjakovës. Shqiponja kësaj radhe nuk ishte me fat në short, por do të ballafaqohet me ekipin nga Spanja, Rocasa Gran Canaria. Gjakovaret duhet të jenë të lumtura që kaluan rrethin e tretë të Challenge Cup në hendboll (femra) dhe janë në mesin e 16-të ekipeve më të mira. Ky është një sukses historik i këtij ekipit me traditë 15-vjeçare, por që gradualisht po piqet e po bëhet edhe më i organizuar në çdo rrafsh. Rocasa Gran Canaria është rivale e vështirë dhe vet statistikat e saja dhjetë ndeshje po aq fitore në kampionatin spanjoll janë treguesi më i mirë se gjakovaret do të kenë punë me një superfuqi të kësaj loje. Kryetarit të klubit Shqiponja nga Gjakova i mbetet që të shikojë të gjitha format që të përforcohet me disa lojtare të mira dhe t’i bëjë një rezistencë ekipit spanjoll.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat