Pse shtyhet derbi i madh i Kosovës?

Sporti

Pse shtyhet derbi i madh i Kosovës?

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 11:17

Të mërkurën dhe të enjten do të zhvillohen dy ndeshje të xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në basketboll.
Të mërkurën në Therandë do të luhet takimi në mes Golden Eagle Yllit dhe Vëllaznimit me fillim nga ora 19:00, kurse të enjten Bashkimi në Prizren është nikoqir i Kerasan Prishtinës. Kjo ndeshje do të zhvillohet me fillim nga ora 19:00.
Ndërkaq përballja ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës do të luhet në një termin tjetër, për shkak se skuadra bardhekaltër dhe ajo verdhezi janë të angazhuara në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat