A do agjërojnë besimtarët e kombëtares gjatë France 2016?

Sporti

A do agjërojnë besimtarët e kombëtares gjatë France 2016?

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 15:06

Muaji i shenjtë i muslimanëve, Ramazani, korrespondon gjatë vitit të ardhshëm pikërisht kur do luhet edhe Kampionati Evropian. France 2016 do fillojë në 10 Qershor dhe do mbarojë në 10 Korrik, ndërsa Ramazani do fillojë 4 ditë para, 6 Qershor dhe do mbarojë në 5 Korrik, duke mbetur vetëm finalja e kompeticionit jashtë muajit të shenjtë.

Shumë lojtarë të kombëtares janë praktikues të Islamit si Mergim Mavraj, kapiteni Lorik Cana, Andi Lila, por edhe shumë të tjerë. Më së miri këtë e vërteton edhe falja e Bajramit e 13 futbollistëve të kombëtares në xhaminë e re të Durrësit, Riza Bajrami në 27.03.2015 por edhe rënia në sexhde e disa lojtarëve gjatë shënimit të golit.

Franca duke u ndodhur poshtë Hemisferës Veriore, agjërimi sivjet do jetë tejet i gjatë, 16-17 orë duke ua “pamundësuar” lojtarëve aktivë në kompeticion agjërimin. Edhe më herët lojtarët muslimanë janë prekur nga ky fenomen.

Mesut Ozil deklaroi se agjërimin do e kryente për më vonë, për shkak të ndeshjeve të Gjermanisë në Kupën e Botës, ndërsa raste të ngjashme kanë pësuar edhe Edin Xheko, Karim Benzema dhe Yaya Toure. Ky i fundit kur u pyet mbi agjërimin gjatë lojës u përgjigj: Të agjëroj? Keni parë kohën? Do të vdes.”/Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat