Trajneri danez ndihmon Armeninë, ja si të fitoni ndaj Shqipërisë

Sporti

Trajneri danez ndihmon Armeninë, ja si të fitoni ndaj Shqipërisë

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 11:34

Trajneri danez është ndalur për të dhënë sqarime dhe shpjegime për ekipin armenas, sesi do fitonte ose sëpaku të barazonte Shqipërinë. Morten Olsen ka plot besim se Armenia me një mbrojtje të mirë do ia dilte.

"Ato mund të na ndihmojnë. Kanë lojtarë shumë cilësorë të cilët nuk luajtën kundër Francës të Enjten. Nëse luajnë kundër Shqipërisë, patjetër që do kishin rezultat pozitiv," tha Olsen për median daneze Ekstrabladet, duke nënkuptuar lojtarin armenas Henrikh Mkhitaryan, që luajti vetëm një orë kundër Francës.

Sulmuesi danez Nicklas Bendtner mendon se Shqipëria do mposhtë Armeninë, dhe se shanset për kualifikimin e ekipit të tij, janë minimale. I pyetur për mundësinë e rezultatit pozitv armenas, ai tha - s'pres kualifikim direkt. Por le të shpresojmë-./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat