Wenger i del në mbrojtje Rodgersit

Sporti

Wenger i del në mbrojtje Rodgersit

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 08:06

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger nuk e ka pritur shkarkimin e trajnerit të Liverpoolit, Brendan Rodgers.

Wenger që gjendet në krye të ‘topçinjve’ nga viti 1996 dhe nuk e ka fituar titullin qe 11 vite, ka thënë se Rodgers ka merituar më shumë respekt për të arriturat në Merseyside.

“Mos të harrojmë që Liverpool nuk e ka fituar titullin që nga viti 1990. Ata kanë fituar 18 kampionate, por nuk e kanë fituar që nga viti 90”.

“Ata ishin afër ta fitonin para dy viteve dhe tani unë nuk e di pse ata kanë marrë këtë vendim kaq të ngutshëm. Është e vështirë për mua që ta kuptojë”.

“Jam i befasuar pasi për mua kjo gjë është hidhëruese. Të humbësh punën jetësore është e vështirë e sidomos pas vetëm tetë ndeshjesh. Nëse e fillon mirë dhe pastaj ke gabime, njerëzit harrojnë çfarë ke bërë”, ka thënë Wenger.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat