Ivanovic: E merituam fitoren

Sporti

Ivanovic: E merituam fitoren

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 23:15

Kapiteni i ekipit të Kombëtares serbe, Branislav Ivanovic ka folur për mediat pas triumfit kundër Shqipërisë me rezultat 2:0 në kuadër të kualifikimeve të Evropianit, “France 2016”.

Ai ka thënë se ka ardhur koha që duhet ndryshuar qëndrimi i tifozëve ndaj futbollistëve të Kombëtares.

"Unë mendoj se të dyja ekipet kanë hyrë në ndeshjen për triumf. Ne, megjithatë, morëm iniciativën, në pjesën e parë. Ne e merituam fitoren", ka thënë Ivanovic për RTS.

Ai ka shtuar se kjo është një fitore e madhe dhe një pikë kthese për lojtarët.

"Kjo është një fitore e madhe. Kjo mund të jetë një pikë kthese për këtë ekip", tha Ivanovic.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat