Pse nuk luan Aliji kundër Serbisë?

Sporti

Pse nuk luan Aliji kundër Serbisë?

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 16:22

Futbollisti i Baselit e pranon me keqardhje se për shkak të lëndimit nuk do të mund të luaj për kuqezinjtë.

Naser Aliji nuk ka arritur ta kalojë lëndimin që e ka munduar në ditët e fundit dhe e ka pranuar nëpërmjet profilit të tij në rrjetin social në internet, Facebook se nuk do të luaj.

"Më vjen shumë keq që e them, por sot në ndeshjen ndaj Serbisë nuk mundem të luaj, për shkak të një lendimi që kisha në tëndinën e kaviljes së djathtë", ka shkuar Aliji.

"Por jam i bindshur se çunat do bëjnë çmos të marrim fitoren sonte. Shpresoj dhe lus Zotin që të jem gati kundër Armenisë dhe të jap maksimumin flm shumë Naseri juaj", ka shkruar futbollisti i Baselit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat