Lauda: Mercedes nuk i jep motorë Red Bull-it

Sporti

Lauda: Mercedes nuk i jep motorë Red Bull-it

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 11:12

Nuk do të jetë Mercedes kompania që do të furnizojë Red Bullin me motorë në 2016-n. Dicka të tillë e konfirmoi për mediat Niki Lauda, 3-herë kampioni i Botës në Formula 1 aktualisht presidenti jo ekzekutiv i skuadrës me qëndër në Shtutgart. ” Nuk kam asnjë bisedim mes nesh dhe Red Bullit, ata po diksutojnë me Ferrarin për këtë cështje dhe nuk di se në cfarë përfundimi do të dalin, deklaroi Lauda nga Vienna. E vetmja gjë që mund të them është se kemi një marrëveshje me Manor , kështu që gjatë sezonit të ardhshëm do të furnizojmë me motorë 4 skuadra të Formula 1, dhe për ne gjërat janë në rregull kështu, nënvizoi më tej 66-vjecari austriak. Makinat që do të furnizohen me motorë Mercedes edhe gjatë vitit të ardhshëm janë pikërisht ato që drejtohen nga Rosberg dhe Hamilton, Williamsit e Massës dhe Bottas, dhe Force India-t e Perez dhe Hulkenberg. Në këtë mënyrë Niki Lauda përgënjeshtron fjalët e Christian Horner, shefit të Red Bullit i cili pak ditë më parë deklaroi se përvec se me Ferrarin skuadra austriake ishte në bisedime edhe me Mercedesin për tu furnizuar me motorë. Duke u bazuar te deklaratat e Laudës nëse Red Bulli nuk arrin një marrëveshje me Ferrarin gjasat janë që ata të mos marin pjesë në kampionatin e ardhshëm Botëror të Formula 1 ashtu si edhe Toro Rosso, pasi skuadra austriake ka prishur përfundimisht marrëdhëniet me furnizuesin e këtyre viteve të fundit me motorë francezët e Renault. Nëse dicka e tillë ndodh, sipas Laudës, Formula 1 do të humbiste shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat