Gazeta italiane: Blindohet hoteli i Kombëtares serbe, Shqipëria në prag të kualifikimit historik

Sporti

Gazeta italiane: Blindohet hoteli i Kombëtares serbe, Shqipëria në prag të kualifikimit historik

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 23:11

Atmosfera në Tiranë para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për eliminatorët e “Francë 2016” nuk ka kaluar pa komentet e shtypit të huaj. Një artikull i botuar në “La Gazzetta dello Sport” flet për masat e rrepta të sigurisë të aplikuara nga Policia e Shtetit.
Untitled-4

Gazeta italiane e nis shkrimin duke thënë se “njerëzit kthehen të qetë, por numri i policëve sa vjen e rritet, helikopterët mbikëqyrin qendrën, mbyllja e autostradës për në aeroport nga ora 16:00 deri në 19:00 tregojnë qartë se Shqipëria po bën maksimumin (ndoshta dhe më shumë), për të evituar problemet, për të bërë figurë të mirë në nivel ndërkombëtar – dhe mundësisht – për të festuar nesër në mbrëmje pa incidente”.

Gazeta italiane bën një përmbledhje të incidenteve që ndodhën rreth një vit më parë në Beograd në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, përfshirë edhe seancat gjyqësore që u ndoqën më pas. Në shkrimin e saj “La Gazzetta della Sport”, kujton se nëse Danimarka humbet ndaj Portugalisë dhe Shqipëria fiton ndaj Serbisë, skuadra e De Biazit mund të arrijë një kualifikim historik.

Ndër të tjera gazeta italiane shkruan se hoteli në të cilën akomodohet ekipi serb është nën masa të rrepta sigurie, ndërsa trajneri De Biazi dhe lojtarët e tij mendojnë vetëm për takimin në fushën e blertë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat