Frika e Ivanovic: E dimë që na pret ferri në Elbasan

Sporti

Frika e Ivanovic: E dimë që na pret ferri në Elbasan

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 21:03

Kapiteni i Serbisë, Branislav Ivanovic, në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë, ka deklaruar se përfaqësuesja e tij, është në dijeni për atë që e pret në Elbasan.

Lojtari i Chelsea thekson se atmosfera e kësaj ndeshje, i ka kaluar kufijtë e një ndeshje futbolli, duke shtuar se në Elbasan Arena, i pret një atmosferë ferri.

“Ne si ekip e dimë se çfarë duhet të bëjmë dhe si të luajmë. Në do të bëjmë çmos për të fituar. Atmosfera nuk është normale për futboll, por ne jemi këtu për të luajtur futboll”, deklaroi kapiteni i Serbisë, Branislav Ivanovic.

“Do të ishte mirë që kjo ndeshje të jetë vërtetë ndeshje futbolli. Ne jemi të gatshëm dhe të motivuar. E dimë që na pret atmosferë ferri. Kjo shihet qysh nga kjo konferencë dhe pritja që na u bë. E dimë që askush nuk do ta na duartrokas dhe për këtë jemi të vetëdijshëm, ashtu siç ishin të vetëdijshëm edhe futbollistët shqiptarë në Beograd”, shton Ivanovic.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat