Cana: Kombëtarja i ka bërë të gjithë shqiptarët të krenohen

Sporti

Cana: Kombëtarja i ka bërë të gjithë shqiptarët të krenohen

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 10:32

Sa vjen e afrohet ndeshja Shqipëri-Serbi, gjithnjë e më shumë ngritën emocionet kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarët. Shqipëria kërkon fitoren e madhe kundër Serbisë, në takimin që luhet në stadiumin “Elbasan Arena”. 8 tetori do të jetë një mbrëmje e veçantë, pasi që kuqezinjtë fare lehtë mund ta sigurojnë kualifikimin historik për Euro 2016. Kapiteni Lorik Cana, ndërsa ka nisur përgatitjet bashkë me shokët në Durrës.

“Kombëtarja e ka përmbushur më së miri se askush tjetër misionin e saj. Ajo i ka bashkuar të gjithë shqiptarët në të gjitha anët e botës. Kombëtarja i ka bërë të gjithë shqiptarët të krenohen me të dhe me Shqipërinë. Kombëtarja kuqezi i ka dhënë tjetër imazh Shqipërisë në Europë”, ka thënë Cana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat