Shkëndija vazhdon me fitore, mposhti edhe Shkupin

Sporti

Shkëndija vazhdon me fitore, mposhti edhe Shkupin

Nga: Kemajl Goca Më: 4 tetor 2015 Në ora: 17:28

Derbi shqiptar i takoi Shkëndijës nga Tetova. Skuadra tetovare si mysafir në ‘Çair’ mposhti Shkupin me rezultat 2:0, në takimin e javës 9-të dhe nuk e lëshon kreun e klasifikimit. Ferhan Hasani e Besart Ibraimi ishin protagonistët e kësaj fitore të madhe të kuqezinjve. Hasani shënoi edhe golin e 11-të në këtë edicion dhe i prin listës së shënuesve. Një ndeshje e mirë, por Shkëndija tregoi edhe njëherë se ka ekipin shumë të fortë.

Golat i shënuan Hasani (63’) e Ibraimi (74’). Shkëndija kryeson me 24 pikë, ka një më shumë se Vardari që mban vendin e dytë dhe Shkupi është i pesti me 11 pikë. Renova e Xhepçishtit nga Tetova barazoi 1:1 me Bregallnicën nga Shtipi. Skuadra shqiptare ndali një pikë, me golin që shënoi Izair Emini në minutën e 56-të, ndërsa për Bregallnicën realizoi Zdravkov (58’). Renova renditet në vend të nëntë me 6 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat