Mourinho: Nëse më shkarkojnë mua, e shkarkojnë më të mirin

Sporti

Mourinho: Nëse më shkarkojnë mua, e shkarkojnë më të mirin

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 08:54

Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho pas humbjes nga Southamptoni, ka reaguar ndaj gazetarëve të cilët kanë thënë se tani mund të shkarkohet duke thënë se “do shkarkohet trajneri më i mirë që ky klub ka pasur ndonjëherë”.

Chelsea pësoi humbjen e katërt në këtë sezon nga Southamptoni, i cili fitoi me rezultat prej 1-3.

“Nëse klubi dëshiron që të më shkarkojë le ta bëjë, sepse nuk po iki. Te jemi kampion është shumë e vështirë pasi diferenca është e madhe, por do të jemi në top katërshe. Është një moment historik i klubit, sepse nëse më shkarkojnë mua, shkarkojnë trajnerin më të mirë që ka pasur ndonjëherë ky klub”, është shprehur Mourinho për Sky Sports.

Përveç në Premier Ligë, Chelsea nuk ka pasur sukses as në Ligën e Kampionëve deri më tani në këtë sezon, duke pësuar humbje në ndeshjen e fundit nga skuadra e Portos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat