United e godet Real Madridin për De Gean

Sporti

United e godet Real Madridin për De Gean

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 23:43

Manchester United ka goditur përsëri Real Madridin në lidhje me transferimin e David de Gea dhe dështimin e këtij transferimi.

Presidenti i Madridit, Florentino Perez ka deklaruar se Unitedit iu deshën tetë orë për t’i kthyer kontratat dhe ndjeu mungesën e përvojës te klubi anglez, për çka edhe dështoi transferimin.

Reali kishte lëshuar një deklaratë të gjatë dhe të detajuar për ngjarjet që karakterizuan kalimin e De Geas dhe të Keylor Navas, por United kishin hedhur poshtë këto deklarata.

“Faktet flasin vetë. FA janë të përgatitur për të mbështetur çështjen tonë se dokumentet ishin në kohë”, ka thënë një zëdhënës i United për ‘The Telegraph’.

“Të gjithë ne kemi dëshirë t'i fajësojmë të tjerët, por në qoftë se vetëm një gabim kalon përmes gishtave tuaj në rrjetë, atëherë i gjithë faji është i juaji”.

Nuk kanë të ndalur akuzat ndërmjet Real Madridit dhe Manchester United dhe kjo gjë nuk do të përfundoj edhe një kohë të gjatë teksa as biznes nuk pritet mes dy klubeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat