Gruaja terrorizon futbollistin, rrihen e ia kafshon gjuhën!

Sporti

Gruaja terrorizon futbollistin, rrihen e ia kafshon gjuhën!

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 15:48

Sulmuesi letonez i Hamburgut ka munguar në miqësoren me Osnabruck (ekipi i kategorisë së tretë në Gjermani) pas një sherri të dhunshëm me gruan e tij. Sipas “Bild”, të martën në mbrëmje, rreth orës 21.00, Artjoms Rudnevs dhe gruaja e tij Santa kanë filluar të diskutonin në rrugë. Gjakrat janë nxehur në brenda pak sekondash, aq sa zonja ka kërcyer sipër burrit, duke i kafshuar me dhunë gjuhën, raporton telesport.

Ka qenë një plagë e thellë, që ka shkaktuar rrjedhjen e vrullshme të gjakut. Rudvens ka shkuar menjëherë në spital ku i kanë qepur gjuhën që ishte pothuajse e këputur. Lojtari është shtruar me emër të rremë, por lajmi është përhapur gjithsesi. Policia i ka vënë prangat gruas. Artjoms nuk ka dashur të lëshojë asnjë deklaratë për mediat dhe të shpjegojë arsyet e sherrit. E ka mbajtur gojën mbyllur dhe fatmirësisht gjuha ka shpëtuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat