Shqipëria U-21 ndahet baras me izraelitët

Sporti

Shqipëria U-21 ndahet baras me izraelitët

Nga: K.Goca Më: 3 shtator 2015 Në ora: 16:57

Kombëtarja e Shqipërisë U-21 barazoi me rezultat 1:1 me Izraelin U-21, në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit 4 të kualifikimeve për Kampionatin Evropian. Ndeshja është luajtur në stadiumin “Qemal Stafa” nën temperatura të larta. Shqiptarët ishin me një futbollist më pak nga minuta e 61-të, kur Albion Avdiaj u përjashtua nga loja me karton të kuq. Izraelitët ishin të rrezikshëm në disa momente dhe avancuan në minutën e 29-të me golin e Hugy. Kuqezinjtë pas shumë përpjekjeve barazuan rezultatin. Milot Rashica fitoi penalltinë, ndërsa Endri Çekiçi e konkretizoi dhe 1:1. Izraelitët dhe kuqezinjtë ndajnë vendin e parë dhe të dytë me nga 4 pikë. Futbollistët nga Kosova, Liridon Latifi, Milot Rashica, Enis Gavazaj, Mërgim Vojvoda luajtën titullarë, ndërsa Albian Avdiaj futet në lojë në minutën e 29-të, kurse Latifi zëvendësohet në atë të 62-të nga Çekiçi.

Shqipëri – Israel 1:1
Shënues: Çekiçi 83’ (11-m) / Hugy 19’
Shqipëria U-21: Strakosha, Vojvoda, Hoxhallari, Lulaj, Prenga, Qose (Gino 46’), Gavazaj (C), Laçi, Latifi (Çekiçi 62’), Manaj (Avdiaj 29’), Rashica.
Trajner: Redi Jupi
Israel: Elkaslasi, Habashi, Abu Abaid (Sardal 55’), Tëito, Danino, Peretz, Kinda(C) (Reichert 75’), Altman (Gozlan 62’), Jaber, Raiyan, Hugy.
Trajner: Arik Benado.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat