Nani: Sfidë e komplikuar me Shqipërinë

Sporti

Nani: Sfidë e komplikuar me Shqipërinë

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 13:29

Përderisa kombëtarja e Shqipërisë mendon për takimin e nesërm (20.45) me Danimarkën, Portugalia bën llogari se si t’ia del më mirë me 7 shtator në stadiumin “Arena Elbasan”. Portugezët do të janë mysafir të Shqipërisë, të cilën e vlerësojnë si shumë të vështirë, pasi ende e kujtojnë humbjen e vitit të kaluar me rezultat 1:0 në Aveiro. “Do të jetë një sfidë e komplikuar. Kohët e fundit, Shqipëria ka regjistruar rezultate të mira. Përballë tyre luajtëm në fillim të eliminatorëve dhe treguan që praktikojnë një futboll të bukur. Nuk presim të jetë e lehtë, pasi shqiptarët luajnë në shtëpi”, ka thënë Nani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat