Zekiqët në Pejë

Sporti

Zekiqët në Pejë

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 12:38

Dy vëllëzërit Samir e Burim Zekiq, i kanë bindur drejtuesit e Pejës, në kampin që zgjati pesë ditë.

Të dy basketbollistët të cilët në edicionin e fundit ishin pjesë e Trepçës, do të bartin fanellën e Pejës në edicionin e ardhshëm.

Peja ditë më parë u përforcua edhe me Nevan Deliqin dhe Kevin Burwellin derisa ka vazhduar bashkëpunimin me Drilon Hajrizin.

Shqiponjat në këtë edicion do të luaj në Ligën e Parë të Kosovës si dhe në Ligën Ballkanike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat