Bregallnica kundërshtari i Shkupit

Sporti

Bregallnica kundërshtari i Shkupit

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 19:23

Në lokalet e Federatës së futbollit të Maqedonisë, është bërë tërheqja e shortit për 1/8 e Kupës së Maqedonisë, ku garon edhe skuadra shqiptare Shkupi.

Në bazë të shortit të tërhequr, kundërshtar i Shkupit është skuadra e Bregallnicës së Shtipit, skuadër kjo e Ligës së Parë, e që Shkupi e kishte fituar në xhiron e 3-të në Shtip me rezultat 1:2.

Menjëherë pas shortit është prononcuar trajneri i Shkupit, Zekirija Ramadani i cili ka thënë se është i kënaqur nga shorti, duke marrë parasysh se kishte skuadra edhe më të vështira siç janë Shkëndija, Vardari dhe Rabotniçki.

“Është shumë larg ndeshja e kupës kundër Bregallnicës, ne edhe më tutje jemi koncentruar në ndeshjet e kampionatit, pasi që do të kemi një orar shumë të rëndë, andaj nuk kam shumë për të komentuar. Mendoj se jemi të kënaqur nga shorti, Bregallnica është kundërshtar i paparashikueshëm por besoj se do të kalojmë edhe këtë pengesë”, ka thënë Ramadani, raporton FC Shkupi.

Ndeshja e parë do të luhet në Shtip me datë 30.09.2015 .

Dyshet e 1/8 të finales së Kupës së Maqedonisë:

Bregallnica – Shkupi, Shkëndija – Metalurgu, Gostivari – Rabotniçki, Vëllazërimi – Mlladost CD, Renova – Sileksi, Vardari – Pelisteri, Makedonija Gj.P. – Lubanci, Horizont T-Skopje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat