Ministria e Sportit ndan 25 mijë euro për stadiumin e Istogut

Sporti

Ministria e Sportit ndan 25 mijë euro për stadiumin e Istogut

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 12:28

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me komunën e Istogut.

Qëllimi i këtij Memorandumi është mbështetja financiare për renovimin e Stadiumit të Qytetit gjatë vitit 2015 dhe vlera e investimit është 25 mijë euro, ndërsa komuna do të investojë 50 mijë euro.

Ministri Kujtim Shala, me këtë rast u shpreh se Ministria ka prioritet të ndihmojë komunat në përmirësimin e infrastrukturës sportive në gjithë Kosovën, në mënyrë që krijohen kushte sa më të volitshme për masivizimin e sportit dhe njëkohësisht në krijimin e kushteve sa më të volitshme për ngritje cilësore të sportit.

Ministri Shala, më tej u shpreh se do të vazhdojë bashkëpunimin me Komunën e Istogut dhe komuna tjera në funksion të përmirësimit të infrastrukturës së sportit në vend.

Kryetari i Istogut, Haki Rugova, e falënderoi ministrin Shala për mbështetjen që i ka dhënë Istogut, dhe u shpreh se me këtë investim, po krijohen kushte më të volitshme për futbollin në Istog.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat