Cana për dy sezone në Nantes!

Sporti

Cana për dy sezone në Nantes!

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 16:35

Lorik Cana kthehet në Ligue 1. Sipas mediave franceze, mbrojtësi kuqezi gjeti marrëveshjen për transferimin te Nantes. “Sports.fr” theksonte se 32-vjeçari mbylli gjithçka përsa i takon kalimit te skuadra e re dhe sipas akordit do të mbrojë ngjyrat verdhejeshile për dy sezonet e ardhshme.

Gjatë mesdisditës së të hënës, kapiteni i Kombëtares udhëtoi me urgjencë drejt Francës. Marrëveshja cilësohej praktikisht e mbyllur, ndërsa pengesa e fundit ishte Lazio. Edhe pse i prishën kontratën më 1 korrik, pasi Cana nuk ishte në planet e teknikut Pioli, klubi italian krijoi jo pak probleme, duke rrezikuar transferimin e futbollistit. Nxitimi i kuqeziut dhe klubit të Nantes për të mbyllur marrëveshjen erdhën prej kohës së pakët në dispozicion, përpara mbylljes së merkatos.Palët kanë përcaktuar gjithçka përsa i takon kontratës dhe firma është çështje orësh. Shqiptari vlerësohet si një goditje mjaft e rëndësishme në merkato, ku do të zëvendësojë mbrojtësin Papy Djilobodji, të transferuar te Chelsea në Angli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat