Ajeti: Danimarka dhe Portugalia, me kualitete të mëdha

Sporti

Ajeti: Danimarka dhe Portugalia, me kualitete të mëdha

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 10:43

Shqipërinë është para dy sfidave të vështira. E para, me 4 shtator do të luajnë si mysafir i Danimarkës dhe e dyta, me 7 shtator presin Portugalinë e Cristiano Ronaldos. Dy ndeshje të vështira, ku kërkojnë sa më shumë pikë që të janë sa më afër kualifikimit për Euro 2016 që mbahet në Francë.

Futbollisti nga Kosova, Arlind Ajeti, ishte ndër të parët që iu bashkua grumbullimit të Kombëtares në Kodrat e Trevizos në Itali. “Kur mbylla kontratën me Baselin, gjatë pushimeve nisa të stërvitesha me një trajner personal. Besoj që më ka ndihmuar shumë. Më pas nisa të stërvitesha me skuadrën e Naser Alijit, Vaduzin në Superligë. U përgatita atje për dy tre javë dhe besoj se jam gati për ndeshjen e parë me Danimarkën. E dimë që Danimarka dhe Portugalia kanë kualitete shumë të mëdha dhe besoj se do të jenë ndeshje shumë të vështira. Ne nuk luajmë vetëm me këmbë, por edhe me zemër dhe me kokë dhe kjo na bën të fortë”, tha Ajeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat