Rrahmani standard, Spliti shkëlqeu

Sporti

Rrahmani standard, Spliti shkëlqeu

Nga: K.Goca Më: 30 gusht 2015 Në ora: 14:28

Skuadra e Splitit arkëtoi tri pikë të vlefshme në luftë për kreun e tabelës në kampionin kroat. Futbollisti nga Kosova, Amir Rrahmani, u paraqit standard dhe luajti me sukses në repartin e mbrojtjes. Spliti dominoi lojën dhe pa vështirësi me rezultat 3:0 e gjunjëzoi Istra 1961, në takimin e javës së 8-të. Bagariç (11’ e 35’) dhe Bllagojeviç (26’) shënuan golat e fitores. Spliti është në vend të dytë me 14 pikë dhe ka dy më pak se Dinamo e Zagrebit, kjo e fundit e mposhti me rezultat 3:0 Slaven Belupon. Sulmuesi shqiptar, Muzafer Ejupi, është paraqitur nga minuta e 57-të për Slavenin, por ka qenë e pamundshme t’i kundërvihet super Dinamos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat