Barca, Reali dhe Milani, këto ndeshje zhvillohen të shtunën

Sporti

Barca, Reali dhe Milani, këto ndeshje zhvillohen të shtunën

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 08:31

Dy gjigantët e futbollit spanjoll, Barcelona dhe Real Madrid, zbresin në fushë që këtë të shtunë për një tjetër provë të rëndësishme të kampionatit, ku hapi i gabuar është i ndaluar. Kampionët e Spanjës presin në “Camp Nou” Malagan në orën 20:30, ndërsa dy orë më pas Los Blancos duhet t’i tregojnë publikut të “Santiago Bernabeut” së transferta me një kundërshtar modest si Sportingu i Gijonit, ishte thjesht një lapsus dhe se gjithcka do të korrigjohet shumë shpejt.
Barca e pret si favorite absolute Malagan, por katanalasit nuk e kanë harruar ndeshjen e sezonit të kaluar po në “Camp Nou”, ku andaluzianët befasuan me golin e Juanmi, ndërkohë që në ndeshjen e parë gjithcka kishte përfunduar në barazim pa gola. Barcelona duhet të gjejë rrugën për t’i shënuar këtij kundërshtari të fortë në fazën mbrojtëse, pasi edhe në javën e parë ndaj Sevillas, porta e Malagas mbeti e paprekur.

Luis Enrique ka në dispozicion për këtë sfidë edhe brazilianin Neymar, por vështirë se 23-vjecari do të aktivizohet nga minuta e parë. Vetëm pak minuta pësi të ketë përfunduar ndeshja e “Camp Nou” pikërisht në orën 22:30, Reali i Rafa Benitez do të jetë përpara një prove të lehtë në letër, por ndoshta të vështirë në interpretim ndaj Real Betis, pasi Karim Benzema ende nuk është gati për të përballuar 90 minuta të plota, ndërkohë që ndryshimi në rreshtim në fazën sulmuese, me Bale, Ronaldo e Jese Rodrigues që kombinonin pozicionet, duhet të jetë më efikas.

Në Serinë A luhen vetëm dy takime, në orën 18:00 Bolonga Sassuolo dhe në 20:45 Milan – Empoli. Trajneri i kuqezinjve, Sinisa Mihajlovic, duhet të ketë nxjerrë mësime nga humbja 2-0 në transfertë me Fiorentinën, ku faza sulmuese me Baccan dhe Luiz Adrianon nuk funksionoi ashtu sic pritej.

Edhe gjatë sezonit të kaluar Milani nuk ka ditur të fitojë ndaj Empolit, duke barazuar 1-1 në “San Siro” dhe 2-2 në transfertë.

Bundesliga nis në orën 15:30 me Stuttgart – Frankfurt dhe Koln Hamburg, por do të kulmojë në orën 18:30 me Bayern Mynih – Bayer Leverkuzen. Në “Allianz Arena” pritet një ndeshje spektakolare pasi të dyja skuadrat kanë grumbulluar pikë të plota në dy ndeshjet e para, pa harruar faktin se formacioni i Roger Schmidt vjen me moralin e lartë falë kualifikimit në fazën e grupeve të Championsit.

Liga e parë franceze përfaqësohet këtë të shtunë në ekranin e Supersport me Caen – Lyon, që do të luhet në orën 17:00 ndërsa nga Eredivisie në orën 20:45 do të transmetohet Heracles – Twente, që do të jetë ndeshja përmbyllëse e javës së katërt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat